Marotta tregon hapur të ardhmen e Allegrit
Pëlqej
Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta, sqaron të ardhmen e Massimiliano Allegrit, pasi titulli të zyrtarizohet teksa jep dhe dëshirën e tij që është qëndrimi i teknikut italian.

“Me Allegri kemi një marrëdhënie që funksionuar dhe funksionon”.

“Pas fitores së titullit ne do të flasim për të ardhmen, për të cilën unë jam i sigurt se do të jetë plot kënaqësi së bashku”.

Marotta gjithashtu diskutoi për ndeshjen e fundit të Kupës së Italisë kundër Milanit.

“Ne kemi pasur kënaqësinë ta fitojmë Kupën e Italisë në tre edicionet e fundit dhe ne duam ta përsërisim këtë”.

“Do të përballemi me një Milan shumë të motivuar, pasi kjo është një ndeshje e rëndësishme për ta, por ne duam të fitojmë”.

“Sa për Scudetto, matematika ende nuk na lejon të festojmë. Duhet të jemi realist, ne mund ta shijojmë edhe pak, por duhet ta marrim një pikë”.

“Sidoqoftë, mund të themi se deri më tani një punë e madhe është bërë nga klubi, skuadra, trajneri dhe tifozët”, ka thënë Marotta. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2018, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori