Marotta zbulon publikisht objektivin e janarit
Drejtori i përgjithshëm i Interit, Giuseppe Marotta ka konfirmuar se mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal është objektiv i klubit nga Milano.

Ai ka thënë se për të arritur objektivat e rëndësishme, ekziston nevoja e angazhimit të përforcimeve të reja, raportojnë mediat italiane.

"Vidal? Është një nga objektivat. Gjërat më të rëndësishme në janar realizohen nga fundi", u shpreh Marotta.

"Për të përmirësuar skuadrën tonë në mënyrë që të arrijë objektiva të rëndësishme, është normale që të ballafaqohemi edhe me vështirësi", theksoi ai.
Shtuar më 09/01/2020, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori