Marouane Fellaini pranë Napolit
Pëlqej
Marouane Fellaini dhe Napoli janë më pranë se kurrë. Në Angli janë të sigurt për transferimin në Serie A të mesfushorit belg të Manchester United, madje janë zbuluar edhe detajet e huazimit të 26-vjeçarit në “San Paolo”. Nga 4 milionë euro që përfiton lojtari në vit, De Laurentiis do t’i paguajë vetëm gjysmën e pagës.

Por presidenti napolitan nuk dëshiron të ndalet me kaq. Bashkë me drejtorin teknik Bigon po studion mundësinë e blerjes së Shkodran Mustafit nga Sampdoria, që kërkohet gjithashtu nga Eintracht Frankfurt në Bundesligë dhe Valencia në Primera Division.

Pak ditë më parë, presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero deklaroi se është gati ta shesë shqiptarin nga Gostivari për 15 milionë euro, por me sa duket kërkesat e tij janë ulur deri në 10 milionë.


Ndërkohë Bigon po punon edhe çlirimin e organikës nga elementët e tepërt. Përveç Vargas, nga Napoli pritet të largohen Pandev, Xhemaili dhe Gargano. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2014, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori