Marquez: Në pistë nuk kam miq
Pëlqej
Botërori i Moto GP është mbyllur zyrtarisht dhe pilotët do të kalojnë një periudhë pushimesh deri në janar, para se të nisin testet e radhës. Për Marc Marquez më pas fillon gjithçka nga e para, për të tentuar suksesin e radhës.

“Tani për tani jeta ime është fantastike, dua ta shijoj në maksimum këtë moment. Por nuk do të zgjatë për shumë kohë. Në janar rinisim gjithçka nga e para, hapet një kapitull i ri.”

Më tej piloti i Hondas shton se kur zbret në pistë ndryshon gjithçka, sepse në ato momente miqtë nuk ekzistojnë.

“Garohet për të fituar dhe të gjithë duan të arrijnë të parët. Sapo vendos kaskën në kokë, nuk ekzistojnë më miqtë. Secili bën luftën e tij.” përfundoi piloti. /albeu.com/
Shtuar më 12/12/2017, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori