Marquinhos flet me superlativa për Neymar JR
Mbrojtësi brazilian i Paris Saint-Germain, Marquinhos, së fundmi ka dhënë një intervistë për "BeIN Sports".

Ai foli për shokët e tij të skuadrës dhe në veçanti për brazilianin Neymar, duke zbuluar gjithashtu se cilat kushte duhet të jenë që sulmuesi të vazhdojë të jetë vendimtar për të dy formacionet.

"Neymar është me të vërtetë në një moment të jashtëzakonshëm në karrierën e tij. Në Ligën e Kampionëve ai ishte një lojtar kryesor për të arritur në finale dhe konfirmoi formën e tij edhe në daljet e para të Ligue 1 këtë sezon", tha Marquinhos duke shtuar:

"Ai ka ruajtur të njëjtin nivel që kishte në Champions League dhe kjo është shumë e rëndësishme. Por gjëja më e rëndësishme për të është se ai është i lumtur. Në këtë mënyrë mund të rritet dhe të përmirësohet. Duke e parë ashtu më bën të lumtur".

Në optikën kombëtare:

"Kur Neymar vjen të veshë fanellën e Brazilit ai është edhe më i motivuar. Si lojtar ai është shumë ambicioz dhe e di se ai dëshiron të shënojë dhe të arrijë qëllimet e tij, gjithmonë kërkon të fitojë dhe të luajë. Të kesh partner në klub si Neymar edhe në ekip kombëtar është fantastike për mua".

Gjithashtu Marquinhos dha dhe një mendim edhe për Thiago Silva, i cili u largua nga PSG për të shkuar në Chelsea:

"Ne kemi luajtur së bashku për shumë vite në klub dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë në ekipin kombëtar. Deri më sot na është dashur të ndjekim rrugë të ndryshme në klub, por mendoj se është mirë që ai është larguar në një ekip të ri dhe kjo nuk do të ndërhyjë në miqësinë tonë"
Shtuar më 07/10/2020, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori