Marquinhos "i vë vulën" të ardhmes së tij
Mbrojtësi brazilian, Marquinhos, nuk lë shumë vend për diskutim rreth të ardhmes së tij. 25-vjeçari, si në çdo dritare merkatoje, përflitet si objektiv i skuadrave të mëdha, sikurse është Juventusit, por ai nuk e sheh të ardhmen në Torino.

"Ju gazetarët dini gjithmonë më shumë se unë për të ardhmen time. Nuk e di se nga kanë dalë këto fjalë, por unë sezonin e ardhshëm do të luaj sërish këtu, te Parisi. Është 100% e sigurt që do të qëndroj."

Marquinhos është pjesë e PSG-së që nga viti 2013 dhe në 6 sezone me parizienët ka luajtur 160 ndeshje në kampionat, duke shënuar 11 gola.

Shtuar më 26/05/2019, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori