Marquinhos kritikon Mbappe: Nuk e kuptoj pse e bëri
Deklaratat e fundit të Kylian Mbappe në lidhje me të ardhmen e tij kanë krijuar shumë diskutime brenda Paris Saint-Germain. Shokët e skuadrës, në fakt, nuk e kanë kuptuar mesazhin e sulmuesit të ri.

Kjo konfirmohet nga fjalët e mbrojtësit brazilian Marquinhos, i cili ka kritikuar lojtarin e ri në një intervistë të dhënë për RMC Sport pas ndeshjes së humbur kundër Reims në javën e fundit të Ligue 1.

"Fjalët e Mbappe? Nuk e kam kuptuar mesazhin që donte të përcillte. Por mendoj se ka folur për këtë me drejtuesit e klubit dhe trajnerin. Ne nuk na ka thënë gjë në lidhje me këtë", ka shpjeguar Marquinhos.

"Mendoj se ka qenë një sezon i vështirë. Sinqerisht, mendoj se duhet pyetur ai se çfarë ka dashur të thotë. Kemi lojtarë të rëndësishëm dhe ai është një nga më të rëndësishmit në skuadrën tonë".

"Është akoma i ri, por është i fortë dhe i përgjegjshëm për atë që thotë dhe atë që bën në fushën e lojës. Megjithatë, klubi vjen gjithmonë para gjithçkaje. PSG është më i rëndësishëm se të gjithë lojtarët që mbajnë veshur këtë fanellë".
Shtuar më 25/05/2019, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori