Marramendëse, kjo është shuma që Ronaldo do të marrë nga kontrata e re me "Nike"
Cristiano Ronaldo mund të quhet patjetër një makineri parash, pasi nga zbulimi i fundit që ka bërë “Der Spiegel” portugezi përfiton plot 126 milion euro nga kontrata që ka me gjigantin amerikan Nike.

Media gjerman ka arritur të sigurojë të dhënat e kontratës nga “Football Leaks”, ku thuhet se Ronaldo do të shërbejë si imazh i “Nike” deri në vitin 2026 për të përfituar një shifër të tillë.

Sipas kontratës së Ronaldos me gjigantin amerikan, pagesa ndaj portugezit do të jetë një bazë prej 3.65 milionë eurosh dhe një shpërblim ekstra prej 16.2 milionë eurosh, për çdo sezon që portugezi do të luajë për një skuadër të madhe.

Këtyre të ardhurave u shtohen edhe rreth 30 milionë euro në sezon, që Ronaldo i merr si pagë te Juventusi, ndërsa tërheqja për portugezin duket e largët, të paktën për aq kohë sa “Nike” i garanton miliona.


Shtuar më 07/09/2019, ora 12:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori