Marrëveshja është arritur, befasi për Juventusin dhe Interin
Pavarësisht emergjencës coronavirus që po kushtëzon ekonomikisht të gjithë klubet, edhe ato më të pasurit, sesionet e ardhshme të merkatos pritet të jenë shumë të luftuara. Dhe edhe me operacione të rëndësishme në horizont.

Në Angli mbetet në qendër të vëmendjes e ardhmja e Paul Pogba, për të cilin interesohet Juventus. Por fati i yllit të Manchester United mund të çojë te një befasi të dyfishtë për Paratici-n, dhe jo vetëm.

Sipas Fichajes.net, në fakt, mesfushori francez është gjithmonë dhe më afër Real Madrid dhe Manchester United duket se e ka gati pasardhësin e tij, në rast se largimi do të konkretizohej.

Bëhet fjalë për Sergej Milinkovic-Savic. Madje, për lojtarin e Lazio-s flitet për një marrëveshje të arritur.

Duket se oferta që Djajtë e Kuq do të bënin pas shitjes së Pogba-së do të bindte bardhekaltrit. Një lajm i keq jo vetëm për Juventus-in, por edhe për Inter-in, skuadra tjetër që interesohet për mesfushorin serb.
Shtuar më 22/11/2020, ora 22:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori