Marrëveshja pranë finalizimit, Ibra te Milani edhe për një sezon
Zlatan Ibrahimovic do të qëndrojë tek Milani, për të paktën edhe për një vit. Klubi italian dhe suedezi janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes.

Sipas "Sky Sport Italia" Milani është gati ti ofrojë Ibrahimovicit një kontratë një vjeçare, por që në fundin e sezonit mund të rinovohet sërish edhe për një vit tjetër.

Suedezi ishte pranë largimit, por konfirmimi i Piolit në stolin e Milanit ndryshoi gjithçka.

Ibrahimoviç edhe pse 38 vjeç bëri një sezon mjaft të mirë, duke shënuar 10 gola në kampionat.
Shtuar më 09/08/2020, ora 23:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori