Marrëveshje Juve-United, Pogba më i shtrenjti i historisë
Transferimi i Paul Pogba te Manchester United duket se tashmë është një fakt i kryer. E përditshmja britanike "The Sun" shkruan se është arritur një marrëveshje paraprake mes Juventusit dhe klubit nga "Old Trafford".

Sipas saj, "Djajtë e Kuq" do të derdhin në arkat e kampionëve të Italisë plot 114 milionë euro duke e bërë Pogba-në futbollistin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Paul Pogba u largua nga Manchester United me parametra zero pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Sir Alex Ferguson. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2015, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori