Marrëveshje po, nënshkrim ende jo, Solskjaer vazhdon të ëndërrojë për Sanchon
Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer po ëndërron të nënshkruajë me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, gjatë verës.

Ylli i Dortmundit është kërkuar nga disa klube të Ligës Premier pasi duket se ai do të rikthehet përsëri në shtëpi pas dy sezoneve në Gjermani.

Sipas mediumit anglez Metro, Solskjaer dhe Unitedi janë të sigurt për nënshkrimin e Sanchos, madje edhe pas situatës me Covid-19, e ci,a ka dëmtuar financat e shumicës së klubeve të Ligës Premier.

Jadon Sancho thuhet se ka arritur marrëveshje me Unitedin për të gjitha detajet e kontratës

Sancho në rast se do të transferohej do të përfundonte treshen e ëndrrave në sulm pranë Anthony Martial dhe Marcus Rashford.

Pastaj Unitedi do të kishte Paul Pogba, Bruno Fernandes dhe Scott McTominay në mesfushë për të krijuar një gjashtëshe të frikshme.

Solskjaer e sheh Sanchon si një sulmues ideal në krahun e djathtë për ekipin e tij të shpejtë, të orientuar nga të rinjtë.
Shtuar më 22/04/2020, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori