Marrin frymë lirisht te Milani, Kjaer nuk ka dëmtuar ligamentet
Skuadra e Milan, ka marrë të rejat e fundit lidhur me qendërmbrojtësin danez, Simon Kjaer, pasi ky i fundit pati disa probleme.

Lojtari është nënshtruar në testet mjekësore dhe ato kanë treguar se nuk ka ndonjë lëndimligamentet e gjurit të djathtë.

Qendërmbrojtësi duhej të linte ndeshje para pjesës së parë kundër Lecce, dhe frika ishte e madhe se lojtari ka ndonjë lëndim të rëndë.Lajmet se ai nuk vuan nga dëmtimet në ligamente lë shpresat për një rikthim të shpejtë të lojtarit në fushat e blerta.
Shtuar më 23/06/2020, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori