Marrota thyen ëndërrat e tifozëve për blerjen e Kane
Pëlqej
Lajmi që ka bërë më shumë bujë në këtë fillim-javë, ishte ai i ofertës së Juventusit prej 250 milionë eurosh, për të sjellë në Torino sulmuesin anglez të Tottenhamit, Harry Kane. Gjithsesi, i pari që e mohoi këtë lajm, ishte trajneri Allegri, që ditën e djeshme tha se preferon më mirë Higuainin në atë pozicion, sesa sulmuesin anglez.

Sot, ka qenë Drejtori Sportiv i bardhezinjve, që tha se kjo është thjesht një fantazi, pasi juventinën nuk e kanë luksin të shpenzojnë aq shumë para, për një lojtar të vetëm.

“250 milionë euro për Kane? Është një fantazi, pasi ne nuk e kemi mundësinë të shpenzojmë shuma të atilla në merkato. Madje mund të them se asnjë klub italian nuk e ka këtë luks, të paktën për momentin”, theksoi Marotta./albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori