Marseille mposht Spartakun e Moskës 3-0 dhe kualifikohet (VIDEO)
Pëlqej
Liga e kampionëve
Marseiile ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm për kualifikimin më tej për raundin e dytë të UEFA Champions League pasi ka mposhtur 3-0 Spartakun e Moskës në Rusi. Francezët me këtë rezultat janë pothuajse të kualifikuar për në fazën tjetër.

Në minutën e 18 të ndeshjes Valbuena shënon golin e parë për marsejezët dhe me këtë rezultat mbyllet dhe pjesa e parë e takimit. Në pjesën e dytë ka qënë Remy në minutën e 54 ai që ka dyfishuar rezultatin dhe në minutën e 68 Brandao vulos gjithçka në 3-0. Pas kësaj fitoreje Marseiile ngjitet në kuotën e 9 pikëve, tre më shumë se Spartaku I Moskës, dhe në ndeshjen e rradhës do të duhet të përballet me Chelsean. (albeu.com)

GOLAT:

http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/CUE1mTyFVi6yz5h6pNtC/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="400">
Shtuar më 23/11/2010, ora 20:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori