Marseille nuk e lë të qetë Interin, futet në garë për Giroud
Olympique Marseille futet mes Interit dhe Oliver Giroud. Sulmuesi francez vazhdon të mbetet objektivi kryesor i zikaltërve për sulmin në merkaton e janarit pasi shikohet nga trajneri Antonio Conte si zëvendësuesi ideal i Romelu Lukakut, por sëfundmi në skenë për të marrë shërbimet e Giroud i cili ka bërë mirë në këtë sezon me Chelsea-n, duke shënuar gola me peshë, ka hyrë edhe OM.

Villas Boas e pëlqen sëtepërmi ish-bomberin e Arsenalit të cilit në verë i përfundon kontrata me Blutë e Londrës. Gjithsesi dëshira e Marseille është ta marrë që në janar për të patur një forcë më shumë në garën për titull në Francë. Interi nëse e do vërtet Oliver Giroud duhet të bëjë kujdes.

Shtuar më 22/12/2020, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori