Marseja shpreson: Nuk kemi ardhur në Mynih për turizëm
Skuadra e Olimpik Marsejës ka qenë shumë e turbulluar nga udhëtimi për në Mynih. Problemi ka ndodhur në aeroportin e Marsejës, ku ekipit iu desh të priste 6 orë pasi avioni i porositur SLJ 497 nuk mund të fluturonte në orën e planifikuar 10:30. Si pasojë, delegacioni u akomodua në një nga hotelet më të afërta dhe është nisur pasdite.

Për shkak të kësaj vonese, ata kanë dalë vonë në konferencë për shtyp, ku trajneri Didier Deschamps nuk e ka përmendur fare këtë incident. “Në Mynih nuk kemi ardhur për të parë bukuritë e këtij qyteti apo atmosferën në stadium, pasi kjo skuadër ka dalë fituese në vitin 1993. Bayern Mynih tregoi nivel të lartë loje ndeshjen e parë, por ato pak shanse që kemi, do t’i shfrytëzojmë”, – deklaroi tekniku francez duke u kujtuar bavarezëve triumfin e Marsejës. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori