Marsejë-Nice, 2 të plagosur dhe 8 të arrestuar pas ndeshjes
Një polic dhe një punonjës sigurie kanë mbetur të plagosur pas përleshjeve mes tifozerive në gjysëmfinalen e Kupës së Francës me Olimpik Marsejë dhe Nice, e përfunduar në shifrat 2-1 dhe që nxorri në finale pikërisht marsejezët.

Agjenti i policisë ishte në detyrë në pjesën ku ishin të pranishëm 1200 tifozët e Nice që prej kohësh hidhnin sende të forta dhe fishekzjarre në drejtim të fushës.

Përleshjet vijuan edhe jashtë stadiumit "Velodrome" ku policia franceze ka arrestuar edhe tetë tifozë miq. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2012, ora 12:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori