Martial është seriozisht në radarët e Barcelonës, katalanasit dërguan vëzhgues
Drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez, është duke e vëzhguar Anthony Martialin e Manchester Unitedit.

Barcelona ishte në ndeshjen me Benfican për ta parë lojtarin nga afër. Ishte pikërisht Fernandez që udhëtoi në Lisbonë për ndeshjen, por e pa lojtarin duke luajtur vetëm 15 minuta. Ai u fut nga stoli në lojë për ta zëvendësuar golashënuesin e vetëm të ndeshjes Marcus Rashford, shkruan Mundo Deportivo.

Spekulimet shkojnë aq larg sa që flitet edhe për një shkëmbim me mesfushorin Ivan Rakitic. Kroati pëlqehet shumë nga Jose Mourinho. Për Martialin ekziston edhe një interesim nga Arsenali, që dëshiron ta ofrojë ish-futbollistin e Monacos. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2017, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori