Martial frikëson tifozët e Manchester Unitedit me këtë postim në Twitter

Ylli francez, Anthony Martial, i ka frikësuar tifozët e Manchester Unitedit me postimin e tij të fundit, të cilët kishin menduar se 23-vjeçari po largohet nga klubi i tyre.

Shume lojtarë kanë përfituar nga transformimi i plotë që ka ndodhur në Manchester United pas shkarkimit të Jose Mourinhos dhe emërimit të Ole Gunar Solskjaer në pozitën e trajnerit. Pjesë e kësaj liste është pa dyshim edhe Martial.

23-vjecari u lëndua në mesjavë, në ndeshjen e Champions Leagues kundër PSG, dhe Solskjaer bëri të ditur dje se ai do të mungojë edhe në ndeshjen e së hënës, kundër Chelseat në FA Cup.

Lëndimi i Martialit i ka mërzitur tifozët e Manchester Unitedit, mirëpo ata u frikësuan edhe më shumë nga një postim i francezit sot, pasi që besuan se ai postim e lajmëronte kthimin e Martialit në Monaco.

Në fakt, Martial vetëm u shpreh falënderues ndaj ish-trajnerit të tij në Monaco, Vadim Vasilyev, i cili u shkarkua sot. “Një hap i madh në karrierën time! Faleminderit shumë Vadim, të dëshiroj ty shumë fat në të ardhmen!”. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2019, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori