Martial tregon situatën me Mourinhon
Pëlqej
mourinho0
Anthony Martial ka theksuar se marrëdhënia mes tij dhe Jose Mourinhos nuk ka qenë asnjëherë e tensionuar duke hedhur poshtë aludimet e ngritura.

“Situata nuk ka qenë e tensionuar mes nesh.
Kemi një marrëdhënie trajner-lojtar dhe shpresoj që të vazhdojë kështu për të mirën e United.

Për momentin nuk jemi duke luajtur mirë. Gjithsesi, po punojmë shumë për treguar se jemi të denjë për klubin.
Duam të vazhdojmë dhe të bëjmë një tjetër ndeshje të mirë ndaj Juventus-it. Golat më kanë bërë shumë mirë.

Gjithsesi, mungojnë rezultatet dhe prandaj jam i zhgënjyer. Meritonim të fitonim ndaj Chelsea-t por e pësuam në sekondat e fundit”, tha Martial. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2018, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori