Martinez: Jam i lumtur që i dhurova fitoren skuadrës
Menjëherë pas fitores 0-1 të arritur ndaj Rapidit të Vjenës ka folur autori i golit të fitores për Interin, Lautaro Martinez.

"Jam shumë i gëzuar që kam shënuar përsëri. Kemi gjetur fitoren në një fushë të vështirë", tha fillimisht argjentinasi.

"Më vjen mirë që kthehemi në Itali me rezultat pozitiv. Në momentin e penalltisë kam marrë topin dhe kam shënuar. Herën e fundit kisha gabuar, ndërsa sot shkoi mirë. Vazhdimësia është e rëndësishme. Jam gati të bëj gjithçka që kërkon trajneri për të mirën e skuadrës. Tani mendojmë për Sampdorian" u shpreh argjentinasi për “Inter TV”

Shtuar më 14/02/2019, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori