Martinez optimist: Disfata përballë Juventusit na nxit për tu përmirësuar
Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, ka këmbëngulur se humbja 2:1 kundër Juventusit do të ndikojë si nxitje për përmirësim për zikaltrit.

Goli i minutës së 18-të nga penalltia nuk ishte i mjaftueshëm për Interin, i cili e pësoi humbjen e parë në Serie A këtë sezon, dhe argjentinasi e ka pranuar se skuadra e tij ende nuk është në nivelin e Juves, transmeton Gazeta Express.

“Ndiej përgjegjësi të bukur”, tha Lautaro pas barazimit të Argjentinës 2:2 me Gjermaninë të mërkurën.

“Tani jam i përqendruara në ekipin kombëtar. Flasim për ndeshjen me Juventusin kur takohemi përsëri”, shtoi ai.

“Do t’i analizojmë gabimet që na kushtuan me humbje, por do të mendojmë për ketë sapo të kthehemi në klub. Juventusi është ekip shumë i mirë, e kam thënë këtë menjëherë pas ndeshjes po ashtu. Do të punojmë për ta arritur në nivelin e tyre”, theksoi ai.

Humbja nuk është pranuar si shenjë negative, por si nxitje për të punuar për t’u përmirësuar”, përfundoi ai.
Shtuar më 10/10/2019, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori