"Martinez refuzoi Real Madridin për Interin"
Lautaro Martinez është i lumtur me transferimin e tij tek Inter dhe madje ka refuzuar Real Madridin, thotë agjenti i Racing Club.

Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, ka zgjedhur klubin italian, Inter duke refuzuar kështu klubet e mëdha evropiane. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë agjenti i lojtarit, Carlos Yarque.

“Borussia Dortmund ka pasur shansin të flasë me të, por ata donin të prisnin”, tha Carlos Yarque për “El Intransigente”.

“Në këtë situatë koha është "flori" pasi shumë klube e duan atë. Interi arriti me shumë entuziazëm dhe e morën atë”.

“Ai vendosi të mos shkojë te Real Madridi, sepse fillimisht dëshironte të debutojë me Racing ndërsa më pas spanjollët thanë se ai ende është i ri, nuk është gati. Në fund, është Interi që shfrytëzoi gjithçka dhe me projekt e bindi lojtarin. Gjiganti italian ka ofruar 25 milionë për Martinezin””, shtoi agjenti i lojtarit. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2018, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori