Martinez tregon arsyen pse refuzoi ekipet e tjera për Interin
Lautaro Martinez pritet të bëhet zyrtarisht lojtar i Interit sapo të hapet merkatoja verore. Argjentinasi ka dhënë edhe arsyejet se pse zgjodhi Interin para Dortmundit dhe skuadrave tjera.

“Vendosëm së bashku me menaxherët se Serie A do të më jepte mundësi më shumë të rritem se Bundesliga ose kampionatet tjera nga ku kisha oferta”.

“Interi tregoi interesim më të fortë dhe e zgjodha këtu klub edhe për një arsyeje tjetër pasi të gjithë në Argjentinë jemi tifoz të zi kaltërve pasi aty kanë luajtur lojtarët më të mirë argjentinas”, u shpreh Martinez.

Martinez ka pranuar se ende nuk e ka nënshkruar kontratën pasi fillimisht do t’i duhet t’i kalojë vizitat mjekësore.

Kontratën nuk e kam nënshkruar ende pasi fillimisht duhet t’i kalojë vizitat mjekësore. Gjithsesi shpresojë të kem sukses dhe t’i justifikoj shpenzimet e bëra nga klubi”, përfundoi talenti argjentinas. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2018, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori