Vëllai i Maradonës reagon me lot në sy: Diego pësoi një atak kardiak
Martino: Do fitoj 6 trofe si në 2010-ën
Gerardo Tata Martino shprehet se Barcelona gjithnjë kur futet në fushë ka një qëllim: të fitojë. "Objektivi ynë është fitorja; nuk ka rëndësi se çfarë ndeshje luan Barcelona, nëse kjo ndodh brenda apo jashtë, apo kë kemi kundër. Ne duam që të luajmë një futboll të bukur, jemi të përkushtuar për këtë. Nuk kërkojmë thjesht të fitojmë, por që në çdo takim të paraqesim një futboll të bukur".

I pyetur nëse ka dëshirë të arrijë rekordin e Pep Guardiolës, me 21 takime pa humbur, trajneri argjentinas u përgjigj: "Unë do preferoja që të arrija rekordin e vitit 2010, kur ai fitoi 6 trofe". Sa i përket mungesës së Mesit, ai mendon se mospasja e futbollistit më të mirë në botë është negative, megjithatë falë lojtarëve që ka në dispozicion, katalanasit mund të fitojnë ndaj kujtdo.

"Dhe këtë do ta tregojmë duke bërë një ndeshje të madhe ndaj Ajax-it", u shpreh tekniku argjentinas.

Martino mendon se si hollandezët, edhe Milani me Celtic-un kanë mundësi që të kualifikohen për në fazën pasardhëse.

"Gjithnjë e kam konsideruar Ajax-in si një ekip të madh që di se çfarë kërkon në fushë. Nga ana teknike, ata janë të pajisur dhe dinë se si të luajnë futboll. E di që kundër do kemi një rival të vështirë. Kam mendimin se ata dalin të dytët në grup. Kam parë fotot e së kaluarës te Barça dhe kam vërejtur se ka shumë holandezë. Një pjesë e tyre kanë qenë pjesë e Ajax-it dhe kanë luajtur një rol të rëndësishëm në stilin e lojës së blaugranave", përfundoi Gerardo Tata Martino. /albeu.com/


Shtuar më 26/11/2013, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori