Martino: Fitorja ndaj Gjermanisë, jo hakmarrje
Pëlqej
Fitorja e thellë 4-2 e Argjentinës ndaj Gjermansisë në miqësoren e luajtur Dusseldorf kishte shijen e hakmarrjes për latino-amerikanët për humbjen 1-0 në finalen e Brazil 2014, por nuk e percepton kështu trajneri Gerardo Tata Martino, i cili bën diferencën mes dy ndeshjeve.

"Kjo fitore nuk mund të jetë hakmarrje për humbjen në finalen e Botërorit. Nëse do të kishim mundësi, do t’i ndryshonim rezultatet e dy përballjeve të fundit, pra ne të fitonim Botërorin ndërsa Gjermania këtë miqësore dhe kështu do të kishim një Kupë Botë më shumë", tha tekniku i ri i Argjentinës.

Angel Di Maria ishte lojtari që bëri diferencën në fushë me asiste, por edhe me një gol personal në këtë sfidë, duke nxitur perceptimin se, nëse do të luante në finalen e Maracanas, ndoshta trofeu i Kupës së Botës do të shkonte për Argjentinën.

"Synimi ynë para këtij takimi ishte të vijonin me lojën që zhvilluan në Brazil dhe ne duam të vazhdojmë me lojërat të mira. E kam të vështirë të analizoj apo vlerësoj lojën që bëmë në Kupën e Botës. Tre nga lojtarët që luajtën në Botëror janë tërhequr nga kombëtarja dhe kjo nuk është e lehtë për pjesën tjetër të skuadrës. Pa dyshim që mungesa e Di Marias në finalen e Championsit ishte një humbje e madhe për Argjentinën", vijoi Martino.

Nuk është aspak i zhgënjyer nga kjo humbje e thellë trajneri i Gjermanisë Joakim Low, i cili kujtoi se kishte hedhur në fushë një formacion eksperimental, në funksion të sfidës eliminatore me Skocinë.

I pyetur nëse me Di Marian në fushë Gjermania do ta kishte patur më të vështirë suksesin në finalen e Botërorit Low siguroi se "Pancerat" në çdo rast do ta kishin fituar Kupën e Botës. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori