Martino vlerëson lojën e Barcelonës
Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino vlerëson lojën e skuadrës së tij në ndeshjen kundër Valencias duke u shprehur se e shkikoi Barcelonën në versionin e saj më të mirë.



“E pashë Barcelonën në versionin e saj më të mirë. Në pjesën e dytë kishim mundësi për ta rritur diferencën e golave, por më duhet ta pranoj që edhe Valencia në një moment ishte shumë pranë barazimit dhe kjo është ajo që më shqetëson më shumë. Nuk mendoj se vuajtëm në kontrollin e topit, sepse e dinimim se mund të kombinonim vertikalisht. Më besoni, edhe nëse rezultati do të kishte qenë ndryshme, do të isha i kënaqur, sepse ne sot gjetëm futbollin tonë dinamik me më shumë lëvizje” u shpreh ai.

Tata kujtoi gjithashtu se Mesi dhe Neymar funksionuan shumë mirë mes tyre, dicka që kishte munguar deri më tani, ndërsa Maskerano dhe Buskets nuk kishin qenë në formën e tyre më të mirë për arsye dëmtimi.
Shtuar më 02/09/2013, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori