Marotta thyehen heshtjen: Interi për turp, duhet të pranojë humbjen
Nuk kanë fund polemiat mes Juventusit dhe Interit për ndeshjen që bardhezinjtë e fituan në shifrat 1-0.

Këtë radhë është Bepe Marota i cili ka humbur durimin dhe ka thyer heshtjen duke i’u drejtuar rivalëve se ata nuk dinë ta pranojnë humbjen.

“Filmimi i ri që ka zemëruar akoma më shumë Interin? Më vjen turp që t’i përgjigjem kësaj pyetje. Nuk e imagjinoja që pas një ndeshjeje të bukur të mund të vazhdonim përpara duke analizuar episode që nuk kanë ekzistuar.

Si dashamirës i futbollit, them se në Itali duhet të stërvisim trajnerë dhe drejtues që të dinë të pranojnë humbjen, një kulturë që këtu te ne nuk ekziston”,ka thënë drejtori sportiv i bardhezinjve.
Shtuar më 09/02/2017, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori