Masa të forta sigurie për sfidën Partizani-Kukësi, në gatishmëri 200 policë
Kryendeshja e javës së 14-të të Superiores mes Partizanit dhe Kukësit do të shoqërohet nga masa të forta sigurie. Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 220 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet vartëse të saj dhe FNSH-ja.

Policia njofton se prej orës 16:00 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit. Nga “Kryqëzimi i Romëve” deri tek “Kryqëzimi i Tapetave” nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve.

Të gjitha lokalet që ndodhen përreth stadiumit, nga ora 16:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura, thotë policia.
Shtuar më 06/12/2016, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori