Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte në mbrëmje përballë
Jordanisë në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Masat e mara nga
policia:
“Drejtoria
Vendore e Policisë së
Elbasanit ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Jordanise, që do të zhvillohet më datë 10.10 2018, në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Për mbarëvajtien e kësaj ndeshjeje do të angazhohen 135 forca policie të Rendit, Qarkullimit, Shqiponjat, FNSH-ja dhe
Policia Kriminale. Do ketë bllokim të aksit në drejtim të
stadiumit, duke filluar nga ora 18:00 e datës 10.10.2018 deri në përfundim të aktivitetit sportiv, si dhe do të mbyllen lokalet rreth
stadiumit.
Të gjithë tifozët do të kontrollohen në hyrje të
stadiumit nga forcat e policies, ku nuk do të lejohet futja e sendeve të forta, shisheve me tapë, fishekzjarreve, monedhave apo metaleve (të çfarëdo lloji), si dhe të çelsave.
Drejtoria
Vendore e Policisë së
Elbasanit iu kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen me automjete në akset që të çojnë drejt
stadiumit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti”. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2018,
ora 11:21