Mascherano ka një mesazh për Sarrin pas veprimit të Kepas
Mbrëmë bota e futbollit u përball me një rast tejet të sikletshëm.

Kepa Arrizabalaga bëri një veprim të turpshëm mbrëmë në finale të Carabao Cup.

Maurizio Sarri kërkoi që spanjolli të zëvendësohej, mirëpo ky i fundit refuzoi të largohej nga fusha, duke krijuar kështu një situatë të paparë në futboll.

Javier Mascherano e ka komentuar këtë situatë në të cilën gjendet trajneri italian, me anë të një postimi në Twitter.

Sarri mos shko”, ka shkruar lojtari argjentinas. Nuk dihet nëse Mascherano po tallet me Sarrin, apo po e mbështet pas kësaj situatë të turpshme. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2019, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori