Mascherano: Mendoj se gjithçka po vjen drejt fundit
Javier Mascherano mendon se i ka ardhur fundi aventurës në “Camp Nou” me fanellën e Barcelonës dhe se gjatë verës mund t’i thotë lamtumirë klubit me të cilin fitoi gjithçka në karrierë.

Mendoj se gjithçka po vjen drejt fundit. Është mëse normale pas një kohe të gjatë nuk kam më se çfarë të bëj për këtë klub”, tha Mascherano për ESPN.

“Nuk e po e them me zemër të rënduar. Vitet më të mira të karrierës i kalova në këtë klub dhe kurrë nuk do ta harroj këtë”, shtoi ai.

“Një person duhet ta dijë kur është fundi dhe unë mendoj se tashmë i ka ardhur fundi aventurës sime me Barcelonën”, ka përfunduar Mascherano. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2017, ora 22:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori