Mascherano merr ofertat e para
Te Barcelona janë ende të pavendosur nëse duhet të shesin apo jo në janar Javier Mascheranon.

Dëmtimi i Samuel Umtiti ka ndërlikuar jo pak situatën dhe klubi blaugrana nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e argjentinasit, të paktën pa marrë ofertën e duhur ekonomike.

Për momentin vetëm ekipi kinez i Hebei Fortune ka ofruar 5-6 milionë Euro për 33-vjeçarin, por Barcelona dëshiron më shumë, rreth 10 milionë për ta lënë të lirë mesfushorin që te Barcelona aktivizohet si qëndërmbrojtës. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2017, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori