Mascherano merr ofertë tunduese nga Kina
Sport.es
E ardhmja e Javier Mascheranos mbetet një çështje e nxehtë në kampin e Barcelonës. Futbollisti argjentinas ka kërkuar largimin me konsensus, pasi dëshiron të luajë më shumë, për të patur mundësinë e grumbullimit nga trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, në “Rusi 2018”.

Nga ana tjetër drejtuesit “Blaugrana” duan që ai të qëndrojë pas emergjencave të fundit në fazën mbrojtëse. Por nuk është vetëm dëshirë për të luajtur në vazhdimësi arsyeja që e shtyn Mascheranontransferohet në kampionatin kinez.

El Mundo Deportivo ka zbuluar se Habei Fortune, që drejtohet nga trajneri kilian, Manuel Pellegrini, i ofron 6 milionë euro në sezon, pagë kjo më të lartë se shuma që 32-vjeçari përfiton aktualisht te Barça. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2017, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori