Mascherano shpërthen ndaj Icardit: Ke ngrënë në një tavolinë me ne
Ky vit mund të quhet me plotë gojën sezoni më i vështirë për Mauro Icardin.

Pasi Interi i hoqi shiritin e kapitenit pak muaj më parë, ai tashmë nuk është ftuar as në Kombëtaren e Argjentinës.

"Kombëtarja është e të gjithëve, kush është aty prej kohëshe meriton. Ikardit po i kujtoj se ka ngrënë në një tavolinë me ne dhe e ka mohuar atë”, është shprehur Mascherano.

"Nuk dua të komentoj fjalët e tij, nuk i marr përsipër përgjegjësinë e asaj që thotë”, komenton ish-futbollisti i Barcelonës. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2019, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori