Mass konfirmon lëndimin e Rashicës
Vitesse humbi sot me Ajaxin me rezultat minimal prej 1 me 0, por ky nuk ishte lajmi i vetëm i keq për këtë skuadër.

Gjatë këtij takimi u lëndua talenti kosovar Milot Rashica, i cili u zëvendësua në minutën e parë të pjesës së dytë. Pas takimit edhe trajneri i Vitesses Rob Maas konfirmoi lëndimin e tij.

“Ai mori një goditje të lehtë në gjurin e tij. Do të shohim nesër se për çfarë lëndimi bëhet fjalë”, ka thënë Maas pas ndeshjes./Albeu.com/
Shtuar më 23/01/2016, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori