Massimo Moratti blen Cagliarin?
Tifozëve të Interit mund të mos u vijë mirë, por Massimo Moratti po mendon të blejë Cagliarin. Zërat që qarkullonin para disa ditësh për një interesim të ish presidentit zikaltër për blerjen e ishullorëve sa vinë e po shtohen akoma më shumë. Deklaratat e fundit të presidentit Massimo Cellino për të përditshmen "La Nuova Sardegna" të bëjnë të dyshosh se interesi I pronarit të kompanisë së naftës Saras për blerjen e Cagliarit është real. Fillimisht Cellino kishte likujduar të gjithë me një fjali të vetme, mos thoni marrëzira, megjithatë fjala e fundit e tij e cila ishte të shohim të bën të mendosh të kundërtën.

Gjithsesi këto janë vetëm zëra pasi për momentin nuk ka asnjë tratativë zyrtare midis të dyve, megjithatë sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane Cellino po mendon ti përkushtohet tërësisht klubit të tij më të ri Leeds United, dhe duke e parë në këtë aspekt Moratti mund të bëhet pronar i Cagliarit pasi ai ka një shtëpi dhe biznese të shumta në Sardenjë. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2014, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori