Massimo Moratti rimerr Interin?
Massimo Moratti synon të rikthehet në krye të Interit. Lajmin e bujshëm e jep gazeta më e madhe sportive në Itali, "Gazzetta Dello Sport", sipas të cilës, ish-pronari i klubit zikaltër ka urdhëruar përfaqësuesit e tij ligjorë që të studiojnë të gjitha mundësitë madje duke përfshirë edhe tifozët me një lëvizje popullore për të marrë sërish komandën e ekipit.

Në këtë ndërmarrje, Moratti do të mbështetet nga një tjetër ish-president ziklatër, Ernesto Pellegrini dhe një bashkëpunëtor i tij i afërt si Marco Tronchetti Provera.

69-vjeçari po sheh mundësinë për të gjetur fonde dhe investitorë nga Anglia dhe Shetet e Bashkuara të Amerikës. Synimi i tij është të rimarrë 60% të aksioneve, me një organizim më të gjerë, për t'i dhënë më shumë frymëmarrje klubit me mbështetje ndërkombëtare.

Gjithsesi, ky aksion që po planifikon Moratti do të jetë shumë i komplikuar, sidmos me përfshirjen e tifozëve, të cilëve do t'u kërkojë mbështetje për të arritur qëllimin e tij.

Për të mos rritur tensionin mes palëve, vetë Moratti i quajti spekulime këto raportime. Sipas tij, nuk ekzistojnë mundësitë për ta rimarrë shoqërinë, megjithëse "Gazzetta Dello Sport" këmbëngul për të kundërtën. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2015, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori