Mateo Salvini: Koulibaly e preferoj te Milani, Interi u penalizua
Përleshjet e përgjakshme midis tifozëve të Interit dhe të Napolit kanë shkaktuar shumë zhurmë në Itali. Daniel Belardineli humbi jetën dhe zëvendës kryeministri Mateo Salvini foli në “Tiki Taka” për ngjarjen.


"Do të takohem me një pjesë të shëndetshme të grupeve të organizuara të tifozëve. Përgjegjësia duhet të kapërcehet nga përgjegjësia personale. Duhet të godasim fajtorin dhe jo të bëhemi pjesë e përgjithësimit", deklaroi Salvini.

Gjithashtu ai komentoi edhe rastin e Kulibali, për sa i përket koreve raciste. "Do të doja ta shikoja me Milanin Kulibalinë, është shumë i fortë. Të gjithë duhet ta kenë kokën e tyre në vend. Futbolli është një lojë e shpirtit, ndaj të gjithë protagonistët duhet të ndihmojnë për të krijuar një atmosferë më të qetë. Nuk mund të njollosim tifozeritë e organizuara të futbollit me dike që shkon në stadium me thika e armë të ftohta për të dhunuar. Klubet e futbollit të investojnë në sistemet e kontrollit. Ne jemi dëshmitarë të përgjithëseve, por ato ngjarje nuk kanë të bëjnë me shumicën e tifozëve. Në fund, u penalizua Inter", përfundoi Salvini i cili njihet si tifoz i Milanit . /albeu.com/

Shtuar më 28/12/2018, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori