Materaci "thumbon" sërish Juven: Shkojnë në finale, por humbasin gjithmonë
Dy ish-futbollistët e Interit Kristian “Bobo” dhe Marko Materaci kanë biseduar rreth viteve të kaluara kur luanin ende në fushë.
materaci vieri

Ish-mbrojtësi zikaltër deklaroi se nëse Interi do të kishte humbur 3 finalet në vitin 2010, ai do të vriste veten. Nga ana tjetjër, kampioni i botës në vitin 2006 me Italinë ironizoi rivalët e përjetshëm të Interit, Juventusin, duke thënë se “gjithmonë ata i humbasin finalet”.

“Çfarë do të ndodhte po të humbisja kundër Sienas, Kupën e Italisë dhe në Madrid? Do të vrisja veten. Kur del në vend të dytë… ti më njeh mirë mua. Është e vështirë të arrish në finale. Juventusi gjithmonë shkon në finale dhe i humbet ato. Unë humba kampionatin në 5 maj të vitit 2002 dhe disa finale Kupash të Italisë, është çështje fati. Liga e Kampioneve vlen sa dy kampionate.
Shtuar më 17/05/2020, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori