Materazzi: Nga ekipi i tanishëm vetëm 3 lojtarë mund të ishin pjesë e Interit të tripletës
Në një intervistë nga Kina, Marko Materaci ka dhënë një intervistë në lidhje me situatën e Interit. Ish-mbrojtësi zikaltër shprehet se gjendja aktuale e Interit, nuk i përgjigjet historisë së klubit dhe se nga ekipi aktual vetëm 3 lojtarë mund të bënin pjesë e Interit të tripletës.

"Mendoj se janë disa lojtarë që mund të ishin pjesë e Interit të tripletës, si Skriniar, De Vraj apo Handanoviç. Megjithatë do t’i duhej të bënin llogaritë me futbollistë si Hulio Sezar, Lusio apo Samuel. Më bëhet qejfi që klubi u rikthye në Champions League, dhe kjo është një meritë e Suning".

Në fund 45-vjeçari nuk mund të linte pa përmendur edhe trajnerin Zhoze Murinjo me të cilin krijoi një raport të veçantë gjatë vitit 2010, ndërsa shpreson se Interi do të triumfojë në derbin e ditës së nesërme.

"Murinjo është një nga trajnerët e mi të preferuar, në mos më i preferuari. Kam pasur fatin të luaj derbin ndaj Milanit, në “San Siro”, që është i pabesueshëm, një teatër i futbollit. Në fushë luhet për gjithçka, dhe ka shumë nerv por deri në momentin kur sinjalizohet fundi i ndeshjes. Mendoj se derbin do e fitoj Interi me rezultatin 2-1, me gol të Politanos dhe Skriniar", tha Materaci. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2019, ora 19:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori