Materazzi: Nuk e meritova kartonin e kuq
Albeu.com
Mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, thotë se nuk e ka merituar kartonin e kuq në ndeshjen derbi kundër rivalit të qytetit, Milanit.Materazzi ishte i zëvendësuar, kur iu tregua karton i kuq për shkak të fjalosjeje me arbitrin nga stoli rezervë dhe do të mungojë një ndeshje në Serie A.

“Nuk mendoj se i thash diçka të keqe arbitrit, por ashtu janë rregullat. Besoj se në atë moment të gjithë tifozët e Interit, mes të cilëve jam edhe unë, reagojnë ndaj arbitrit kur akordon diçka”, është arsyetuar Materazzi.
Shtuar më 01/10/2008, ora 19:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori