Materazzi, protagonisti i Gjermani 2006
Ish trajneri i Francës, Raymond Domenech publikon autobiografinë e tij të titulluar "I Vetëm" ku ndër të tjera ndalet gjatë te finalja e Kupës së Botës 2006.

"E kujtoj përherë me dhimbje atë ndeshje kundër Italisë që për shumë kohë më ka dalë edhe në gjumë. Marco Materazzi ishte protagonisti i mbrëmjes pasi provokoi një 11-metërsh dhe më pas u godit me kokë nga Zidane", shkruan ish tekniku i Francës duke shtuar se pas këtij episodi, italianët ishin më të favorizuar për të fituat trofeun. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2012, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori