Materazzi “thumbon” Juven: Ndaj tyre kishim probleme me arbitrin
Ish-mbrojtësi i skuadrës së Interit, Marco Materazzi ka folur së fundmi rreth derbit ndaj Milanit si dhe nuk la për “thumbuar” Juventusin duke i’a referuar arbitrave.

“Unë kam qenë gjithmonë shumë mirë, kundër Juventusit dhe Milanit. Por mendoj se tifozët e Milanit do të më donin ende në fushë, ashtu si tifozët e Interit do të donin Gattuson.

Unë mendoj se do të jetë një derbi i mirë. Ata do të kërkojnë të fitojnë me forcë, sepse dhe gabimi më i vogël nuk tolerohet. Shpresoj të mos jem gabim.

Nuk mbaj mend që ka pasur probleme të veçanta me arbitrimin në një derbi. Kundër një kundërshtari tjetër, po sigurisht që po”, tha Materazzi. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2018, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori