Matiç paralajmëron Manchester City-n me Mourinhon
Pëlqej
“Unë pres një ndeshje shumë të vështirë. Manchester City ka një skuadër shumë të mirë, luan futboll cilësor e tërheqës, shënon shumë gola në çdo ndeshje, por ne gjithashtu kemi cilësitë tona, që duhet t’i përdorim.

Duhet t’i ndalojmë ata në sulmet e tyre, ka një mënyrë për ta bërë këtë dhe trajneri Mourinho e di më mirë se askush tjetër. Ne do të përgatitemi për një duel të vështirë, por në një derbi gjithçka është e mundur. Do të jemi gati për këtë.

Kemi një skuadër të mirë, jemi përmirësuar edhe mendërisht. Në katër ndeshjet e fundit të Premier League kemi marrë tri fitore dhe një barazim, çka tregon se jemi më të fortë. Kjo gjë na jep më shumë besim, ndaj do të përpiqemi të vazhdojmë në këtë mënyrë”, tha Matiç. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori