Matija Nastasiç, goditja e fundit e Juves?
Pëlqej
Deri në këto momente të merkatos Juventusi ka afruar në skuadër lojtarë të rëndësishëm si Morata, Evra, Pereira dhe Romulo megjithatë shoqëria bardhezi pritet të bëjë edhe një goditje të fundit në mbrojtje për ti vënë në dispozicion trajnerit Massimiliano Allegri një grup të kompletuar me të cilin Juventusi do të synojë të fitojë titullin katërt radhazi në Serie A.

Objektivi i parë i klubit torinez për mbrojtjen është 21-vjeçari i Manchester City-it, Matija Nastasic. Afrimi te kampionët e Anglisë i Elaquim Mangala ka ngushtuar hapësirat e Nastasic në formacionin e "Citiziens" dhe është vetë trajneri Manuel Pellegrini ai që ka hapur dyert e largimit për qëndërmbrojtësin serb.

Në një intervistë numri 1 i stolit të City-t deklaroi se 21-vjecari ka nevojë të luajë në vazhdimësi dhe duke parë që Manchesteri në qëndër të mbrojtjes ka në dispozicion lojtarë të rëndësishëm si Kompany, Demichelis, Mangala dhe Boyata, diçka e tillë është e pamundur kështu që Nastasicit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shohë për një destinacion të ri.

Por edhe pse futbollisti serb është alternativa e parë e Juventusit, klubi bardhezi nuk ka hequr dorë përfundimisht nga pista që të con te braziliani Luisao.

Gjithsesi në garën për të nënshkruar me Nastasic Juventusi duhet të fitojë edhe konkurencën e Romës. Ish lojtari i Fiorentinës pëlqehet shumë nga trajneri i verdhekuqëve Rudi Garcia dhe skuadra verdhekuqe në ditët e ardhshme pritet ti paraqesë City-t një ofertë zyrtare për të marrë shërbimet e 21-vjecarit ballkanas. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori