Juventus vuan por gjen një sukses të rëndësishëm në ndeshjen e fundit të vitit 2012 duke mundur Cagliarin 3-1 në fushën neutrale të Parmas.
Skuadra e Antonio
Contes nuk tregoi grintën e duhur në fillim të takimit, duke i toleruar terren kundërshtarit që përfitoi nga një gabim në mbrojtjen bardhezi, duke përfituar një 11-metërsh të shndërruar në gol nga Pinilla në minutën 16.
Pjesa e dytë shfaqi një tjetër
Juventus, por dalja e Astorit me të kuq i dha një dorë më shumë skuadrës së
Contes që fillimisht gaboi një penallti me Vidal por pak sekonda më vonë ishte
Matri që shenoi dhe bëri të njëjtën gjë edhe në kohën shtesë.
Kishte kohë edhe për një rrjetë tjetër sepse Vucinic vulosi fatin e takimit në frymëmarrjen e fundit me një gol të lehtë. Me këtë fitore, JUventus konsolidon pozitat në krye të klasifikimit me 44 pikë, në pritje të Interit dhe Lazios.
Në takimin tjetër të javës së 18, Pescara mundi 2-1 Catanian. /albeu.com/
Shtuar më 22/12/2012,
ora 08:15