Matri "ndez" supersfidën Napoli-Juve
Numërimi mbrapsht për ndeshjen e madhe të San Paolos ka filluar dhe protagonistët e Napoli–Juventus kanë filluar ta nxehin edhe më shumë atmosferën. Një nga ata është edhe Alessandro Matri, i cili siguron se nuk është aspak i shqetësuar për atmosferën që bardhezinjtë do të gjejnë në stadiumin e napoletanëve.

"Nuk u ndikuam nga ferri i "Celtic Park" ndaj nuk shikoj pse duhet shqetësohemi për ndeshjen ndaj Napolit. Japim edhe më shumë kur jemi nën presion pastaj do të luajmë sikur të ishim me pikë të barabata. Nëse fitojmë ndaj Napolit diskutimi i kampionatit mbyllet? Akoma jo por 9 pikë do të ishin shumë. Po mendojmë për të fituar dhe nuk po bëjmë llogari. Nëse titulli është një cështje ndërmjet nesh dhe napoletanëve? Për momentin po, megjithatë mungojnë akoma edhe shumë ndeshje", ka thënë sulmuesi bardhezi.

Ndërsa për aventurën e tij tek Juventus dhe mbi të ardhmen e tij Matri ka konfirmuar se nuk e mendon aspak largimin nga bardhezinjtë.

"Kam 4 vjet kontratë. Këtu ndjehem mirë dhe e ndjej se jam rritur profesionalisht. Dëshiroj të vazhdoj të fitojë këtu. Si e kam bindur Conte? Me punë, duke u impenjuar në stërvitje dhe duke shënuar gola dicka shumë e rëndësishme për një sulmues. E ndjej veten një lojtar të rëndësishëm dhe kam dëshirë të luajë kartat e mia. Më mirë të jesh nja nga 5 sulmuesit e juves sesa titular në një tjetër vënd", vijoi Matri.

Objektivi që ndodhet në shtëpinë bardhezi është vetëm një.

"Deri sa nuk e vesh këtë fanellë nuk mund ta kuptosh. Më përpara luaja tek Cagliari dhe ishte ndryshe. Vëndi i dytë këtu nuk të intereson, nuk luajmë thjesht për të qënë pjesmarrës. Objektivi i parë është kampionati dhe ai më i arritshmi. Finalja e Wembley dhe një gol nga ana ime do të ishte një ëndërr por megjithatë do të kënaqesha edhe me një deçiziv ndaj Napolit. Për të shënuar atje do të bëja gjithçka", ka përfunduar Alessandro Matri. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2013, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori