Matthaus: Bayern Munchen fiton tripletën këtë vit
Bayern Munchen është një nga kandidatët potencialë për të fituar Champions League këtë sezon. Chelsea e këtij sezoni nuk është ai i disa viteve më parë ndaj edhe kalimi e kësaj faze duke mesë i mundshëm.

Të kaltrit do t’i presin kampionët e Gjermanisë në "Stamford Bridge" të martën në mbrëmje. Të dyja palët do të shkojnë në këtë përplasje me besim, pas fitoreve që rrisin moralin, në ligat e tyre përkatëse, gjatë fundjavës.

Matthaus nuk mendon se skuadra e Frank Lampard do të jetë e pakalueshme për Bayernin, i cili shënoi 24 gola në rrugën e tij të kualifikimit deri këtu, me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje në Grupin B: “Bayerni është favorit i qartë. Ky nuk është më Chelsea i madh si në të kaluarën, me lojtarë si Michael Ballack, John Terry, Frank Lampard dhe Didier Drogba. Është një ekip shumë i ri, që ka pësuar mjaft ndryshime. Prandaj, supozoj se Bayerni do të kualifikohet në raundin tjetër me dy paraqitje të mira.”

“Për sa i përket cilësisë, Bayerni është shumë më lart se Chelsea. Në Premier League, blutë janë vetëm të katërtit në klasifikim, më shumë se 30 pikë pas Liverpool. N’Golo Kante është, gjithashtu, i dëmtuar. Në përgjithësi, skuadra nuk ka më shkëlqimin e ditëve të mëparshme. Qysh kur Flick është bërë trajner, Bayerni ka qenë i qetë. Kjo është një periudhë e krahasueshme me atë të Jupp Heynckes”, shtoi ai.
Shtuar më 24/02/2020, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori